Kosova
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë

Referuar statistikave, numri i turistëve të huaj, të cilët vizitojnë Kosovën, po rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në prill të këtij viti 29 mijë e 833 vizitorë të huaj kanë vizituar Kosovën, e që është një rritje për 43,4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, përcjell albinfo.ch.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Po ashtu, sipas të dhënave të ASK-së në prill 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 47 mijë 022, prej tyre 36,5%, ishin vendorë dhe 63,4% ishin të jashtëm. Ndërkaq, krahasuar muajin prill 2024 me muajin prill 2023, kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 22,8%.
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës, me 7 mijë e 240 vizitorë dhe me 28 369 netqëndrime.
E-Diaspora
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë Një grua 35-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën e saj për dhunë – më vonë ka...
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
Jeta në Zvicër
-
Policia e Fribourgut e quan femicid vrasjen e gruas kosovare nga bashkëshorti në Epagny Policia kantonale e Fribourgut në Zvicër ka bërë një hap të rëndësishëm në mënyrën e raportimit...
-
OBSH me seli në Gjenevë njofton shkurtimin e vendeve të punës
-
Zvicër: Kërkohen ligje më të ashpra për ndërhyrjen në zgjedhje
-
Bashkimi i Helvetia dhe Baloise: Çfarë duhet të presin punonjësit dhe klientët tani?
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano