Bota

Rritet numri i të lënduarve, pas eksplodimit të pakos në Lyon të Francës

Në 13 persona ka shkuar numri i të lënduarve pas eksplodimit të pakos bombë në Lyon të Francës.

Zyra e Prokurorit ka njoftuar se asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.

Lidhur me eksplodimin, rasti ka nisur të hetohet si ‘sulm terrorist’, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur sonte rreth orës 18:00.