Shkurt.ch

Rritet numri i refugjatëve në kufirin lindor të Zvicrës

Edhe pse nuk mund të flitet për një fluks të madh të refugjatëve në Zvicër, ditëve të fundit ka pasur megjithatë një rritje të numrit të atyre që në këtë vend  kanë hyrë përmes kufirit lindor (nga Austria) . sipas autoriteteve të kantonit St. Gallen këto ditë kanë kaluar kufirin rreth 100 refugjatë në ditë. Normalisht, para kësaj numri i atyre që kanë ardhur si azilkërkues nga ky drejtim ka qenë 30 deri 40 veta.

Si reagim ndaj kësaj rritjeje, kantoni ka vendosur të hapë për refugjatët edhe një qendër të mbrojtjes civile (bunker). Kjo për faktin se qendrat federale të pranimit tashmë janë stërmbushur.

Sekretariati Federal për Migracion (SEM) ka kërkuar nga kantoni që të vejë në dispozicion një qendër të tillë, si masë emergjente, thuhet në një komunikatë të SEM.