Integrimi
Rritet numri i refugjatëve në Evropë
Në dymbëdhjetë muajt e fundit kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian rreth 30 mijë sirian
Gati dy milionë persona janë në arrati prej luftës në Siri. Sipas një raporti të UNHCR-së gati 50 mijë refugjatë kërkuan mbrojtje në Turqi, 6.000 persona vetëm javën e fundit. Numri i refugjatëve sipas UNHCR-së, ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi jo të gjithë njerëzit regjistrohen.
Në dymbëdhjetë muajt e fundit kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian rreth 30 mijë sirianë. Në korrik, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët regjistroi rreth 1 mijë kërkesa për azil nga shtetas sirianë.
Gjermania ka njoftuar se do të strehojë 5 mijë refugjatë nga Siria. Fjala është për ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje dhe janë duke qëndruar në kampet e refugjatëve përreth Sirisë, tha Ole Schroder, sekretar shteti, në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme.
Franziska Vilmar nga Amnesty International (AI) e konsideron pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Siria në Gjermani si sinjal të mirë, transmeton DW.
Por, ajo thotë se deri tani në Gjermani nuk ka ardhur asnjë prej këtyre refugjatëve, sepse kriteret për përzgjedhjen e refugjatëve në terren, ende nuk janë përcaktuar.
Ole Schrëder e konsideron programin gjerman për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Siria si shembull për politikën e BE-së për azilin. Sipas tij Gjermania deri në fund të vitit do të pranojë 100 mijë refugjatë nga vende të ndryshme.
“Ne nuk mund të pranojmë miliona njerëz në Gjermani. Këtë Gjermania nuk e përballon dot.”, thotë Ole Schrëder, sekretar shteti, në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme.
Në BE ka ligje dhe rregullore për mbrojtjen e refugjatëve, por ato duhet gjithashtu të respektohen dhe politika evropiane e refugjatëve duhet të shihet si një përgjegjësi e përbashkët.
Probleme dhe të mbingarkuara me refugjatët janë disa vende të BE-së si Malta, Qiproja, Italia, Greqia, Hungaria dhe Bullgaria. Aty kudo ka probleme me refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika për në BE, sqaron UNHCR.
Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë vazhdimisht Bashkimin Evropian, se nuk respekton detyrimet e veta ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve.
Sidomos shtetet që janë në krizë e lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve, si p.sh. Greqia, thotë Franziska Vilmar.
“Ne e dimë se Greqia është në një krizë ekonomike. Por kjo nuk do të thotë që të shkelë të drejtat e njeriut.”, thotë Franziska Vilmar.
Meqë është e mbingarkuar me refugjatë Malta ka kërkuar ndihmë nga BE-ja.
Ole Shrëder mendon se qeveria federale gjermane dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë ndihmë të mjaftueshme Maltës. Që nga viti 2007, Malta ka marrë 85 milionë euro dhe aty gjendet edhe Zyra mbështetëse për Azilin.
Për Franziska Vilmar kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk duhen vetëm para, por dhe ndihmë akute në vend.
Shumica e azilantëve sirianë që kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian kanë marrë mbrojtje.
Vetëm njëmbëdhjetë për qind e kërkesave për azil janë refuzuar në shkallë të parë nga Shtetet Anëtare të BE-së.
Refugjatët sirianë përbëjnë krahas qytetarëve nga Federata Ruse këtë vit, grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në BE.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës