Lajme
Rritet numri i patentë shoferëve të konfiskuar në Zvicër
Numri i patentë shoferëve të konfiskuar u rrit me 1% vitin e kaluar. Shpejtësia, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe rrezikimi i jetës së të tjerëve nga pavëmendja, janë edhe një herë ndër arsyet më të shpeshta të tërheqjes.
Sipas statistikave për masat administrative, numri i konfiskimeve të patentë shoferëve në Zvicër u rrit në 80,015 në vitin 2023, një rritje prej 0,9% krahasuar me vitin e kaluar (+733 raste), shkruar të martën Zyra Federale e Rrugëve (FEDRO).
Në 58,7% të rasteve, patenta është hequr për shkak të shpejtësisë, drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo rrezikimit të jetës së të tjerëve nga mosvëmendja. Arsyet më të zakonshme të konfiskimit kanë qenë të njëjta për disa vite.
Konfiskimi i patentë shoferëve për shkak të paaftësisë për të drejtuar makinën për shkak të sëmundjes ose dobësisë janë rritur ndjeshëm, duke arritur në 14.1%. Me 5,985 raste, pothuajse është arritur rekordi i dhjetë vjetëve të fundit (6,004 raste në 2017).
Me 21,133 raste, është rritur ndjeshëm edhe numri i ndalimeve të drejtimit me patentë të huaj (+17,8% krahasuar me vitin 2022). Ashtu si me tërheqjen e licencës, shpejtësia ishte arsyeja më e shpeshtë e ndalimeve.
Që nga 31 dhjetori 2023, gati 6.3 milionë njerëz kishin patentë drejtimi për vetura të pasagjerëve në Zvicër./RTS
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës