Shqipëria
Rritet numri i pasagjerëve që shfrytëzojnë trafikun ajror
Tregu i transportit ajror është drejt rritjes për të shtatin vit radhazi, ndërkohë që për vitin e kaluar numri i udhëtarëve që përdorën Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për vitin 2017 ishte 2.6 milionë, në rritje me afro 20% krahasuar me vitin 2016
Tregu i transportit ajror të pasagjerëve po rritet me ritme dyshifrore edhe gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për tre muajt e parë të vitit afro 561 mijë pasagjerë kanë përdorur transportin ndërkombëtar ajror për të hyrë ose dalë nga Shqipëria, shkruajnë mediat vendore.
Numri i pasagjerëve është në rritje me 10.4% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
Tregu i transportit ajror është drejt rritjes për të shtatin vit radhazi, ndërkohë që për vitin e kaluar numri i udhëtarëve që përdorën Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për vitin 2017 ishte 2.6 milionë, në rritje me afro 20% krahasuar me vitin 2016.
Aeroporti i Tiranës është ndër përfituesit kryesor të rritjes së numrit të pasagjerëve, ndikuar në një masë të madhe edhe nga rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri.
Për tremujorin, numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri u rrit me 12.5% krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e vazhdueshme e tregut të pasagjerëve nënkupton një potencial të rëndësishëm, që mund të shfrytëzohej edhe më tepër, nëse Shqipëria do të mund të ofronte kushte për fluturime të kompanive low cost.
Qeveria ka nisur negociatat me një kompani turke për ndërtimin e një Aeroporti në Vlorë, ndërkohë që ka dështuar, deri tani, të bëjë operativ Aeroportin e Kukësit. Aktualisht, në Aeroportin e Tiranës operojnë 19 kompani ajrore, që për tre muajt e parë të këtij viti kryen mbi pesë mijë fluturime.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë