Lajme

Rritet numri i klasave dhe nxënësve shqiptarë në Bavari

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.

Me fillimin e vitit shkollor 2022/2023, po rritet edhe numri i klasave dhe nxënësve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari, njofton albinfo.ch.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Pas shpërndarjes së librave dhe materialeve mësimore për vitin e ri shkollor, Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Mynih me kënaqësi ishte prezente në hapjen solemne të klasës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Kaufbeuren.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

LAPSH Bavari së bashku me Këshillin e Prindërve dhe me përkrahjen e shoqatës “Iliria” dhe të shumë ndërmarrësve nga Kaufbeuren dhe rrethina organizuan hapjen festive, ku morën pjesë shumë nxënës, prindër e bashkatdhetarë të shumtë.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Falënderues dhe mirënjohës ndaj angazhimit dhe kontributit të të gjithë atyre përkrahësve të këtij procesi jetik për diasporën tonë, ndërsa u urojmë shumë suksese nxënësve dhe mësueses, znj. Eva Krypca. / Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme