Shqipëria
Rritet numri i italianëve që vizitojnë Shqipërinë
Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga ICE (Instituti Italian për Ekonominë) në vitin 2017 kanë vizituar Shqipërinë 5 117 700 persona, nga të cilët 363 344 italianë, pra 36,6 % më shumë se në 2016
Në rubrikën e përjavshme “EstOvest”, kanali televiziv italian “Rai3″ pas reportazheve për disa tema në Shqipëri, si ato të pensionistëve italianë të transferuar në Shqipëri si dhe ndërmarrjet italiane që kanë kërkuar fatin në “Tokën e Shqiponjave” ka analizuar edhe temën e turizmit, një sektor me potenciale të mëdha për të ardhmen e vendit.
Ndër prioritetet e vëna janë forcimi i një oferte kulturore me shtimin e muzeumeve të rinj, modernizimin e infrastrukturës, në veçanti transportin, rrjetin elektrik, impiantin e kullimit të ujërave, rritjen e ofertës së hoteleve, duke krijuar resorte turistike luksoze, me pishina, qendra relaksi dhe rikuperim të arkitekturave në qendrat e vogla.
Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga ICE (Instituti Italian për Ekonominë) në vitin 2017 kanë vizituar Shqipërinë 5 117 700 persona, nga të cilët 363 344 italianë, pra 36,6 % më shumë se në 2016, transmeton ‘Atsh’.
Llogaritet që rreth gjysma e atyre që hyjnë në Shqipëri, hyjnë për turizëm. Ky trend po pëson një rritje në muajt e parë të 2018, pasi kanë hyrë 422 869 persona, 18% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, përcjell albinfo.ch.
Nga këta 55 663 janë italianë, 12,2% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shumica e vizitorëve vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Polonia, por janë në rritje edhe perëndimorët. Për të rritur ofertën turistike, Ministria e Kulturës është angazhuar në një program të kujdesshëm të vlerësimit të trashëgimisë historike dhe artistike ekzistuese.
Në një pozicion gjeografik strategjik Shqipëria është porta hyrëse e Korridorit 8, që nëpërmjet portit të Durrësit dhe Vlorës mundëson lëvizjen e personave dhe mallrave nga Evropa Perëndimore në atë Lindore.
Italia mbetet partneri kryesor tregtar dhe italishtja gjuha e huaj më e folur. Më shumë se 600 sipërmarrje të vogla dhe të mesme italiane që janë aktive në terren investojnë kryesisht në bujqësi, veshmbathje, energji, ndërtim dhe çimento.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim