Lajme
Rritet numri i hyrjeve ilegale në BE
Numri i hyrjeve të parregullta në Bashkimin Evropian u rrit në 2023-ën me 17 % krahasuar me një vit më parë, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2016, njoftoi të martën Agjencia Evropiane e Mbikëqyrjes Kufitare, Frontex.
Frontex, me qendër në Varshavë, tregoi se kjo ishte një “rritje e konsiderueshme e numrit të hyrjeve të parregullta në kufi në vitin 2023, më e larta që nga viti 2016”, duke specifikuar se ky numër ishte rritur në 380,000, duke përfshirë 41% përmes Mesdheut qendror.
Këto të dhëna vjetore konfirmojnë “një prirje të vazhdueshme rritëse gjatë tre viteve të fundit”, vëren agjencia në një njoftim për shtyp.
Dy rrugë të tjera më të ngarkuara migracioni në vitin 2023 kaluan përmes Ballkanit Perëndimor (26%) dhe Mesdheut Lindor (16%).
“Sirianët llogaritën për më shumë se 100,000 kalime të parregullta vitin e kaluar, numri më i lartë midis të gjitha kombësive”, të ndjekur nga guineasit dhe afganët, thotë Frontex.
“Këto tri kombësitë kryesore përbënin më shumë se një të tretën e të gjitha zbulimeve”, sipas deklaratës.
Rreth 10% e hyrjeve të parregullta janë bërë nga gra dhe pothuajse po aq nga të mitur./RTS
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme