Shqipëria
Rritet numri i fluturimeve në Shqipëri
Numri i fluturimeve ajrore në Shqipëri përgjatë muajit qershor 2018 shënoi një rritje prej 13.1% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Shqipëria tashmë ka hyrë në hartën e destinacioneve turistike evropiane, duke reflektuar një interes në rritje të numrit të turistëve dhe vizitorëve të shumë që vizitojnë Shqipërinë. Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se vetëm në qershor të këtij viti numri i fluturimeve arriti në 2314, shkruan “ATSH”.
Sipas INSTAT-it, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1 270 329 duke u rritur me 13.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
Vitet e fundit Shqipëria përmes aeroportit të vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka shënuar një rritje progresive të numrit të pasagjerëve.
Në gjashtëmujorin e parë 2018, numri i fluturimeve të kryera arriti në 11 774 fluturime, duke u rritur me 9.6 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në gjashtëmujorin e parë 2018, transporti ajror i pasagjerëve zuri 72.7 % të totalit të transportit në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!