Lajme
Rritet numri i dënimeve me vdekje, reagon Amnesty International
Përdorimi i dënimit me vdekje ka arritur nivelin më të lartë global që nga viti 2015, deklaroi grupi i të drejtave të njeriut me qendër në Londër, Amnesty International.
Rreth 1 153 njerëz u ekzekutuan në 16 vende në vitin 2023, deklaroi Amnesty në një deklaratë për shtyp. Shifra u rrit me 31%, nga 883 një vit më parë.
Numri më i madh i ekzekutimeve, pothuajse tre të katërtat e totalit botëror u kryen në Iran. Të paktën 853 persona u ekzekutuan në vendin e Lindjes së Mesme në vitin 2023, një rritje prej 48% krahasuar me një vit më parë.
Në vend të dytë renditet Arabia Saudite, me 172 ekzekutime, e barabartë me 15% të totalit botëror.
Somalia dhe Shtetet e Bashkuara panë gjithashtu një rritje të dënimeve me vdekje vitin e kaluar, përkatësisht në 38 dhe 24.
Numri i vendeve që përdorin dënimin me vdekje ra në nivelin më të ulët historik në vitin 2023, pasi vendet, përfshirë Bjellorusinë, Japoninë, Mianmarin dhe Sudanin e Jugut nuk regjistruan asnjë ekzekutim.
Megjithatë, numri i dënimeve të reja me vdekje të dhëna në mbarë botën në vitin 2023 u rrit me 20% në 2 428.
Rreth 144 vende e kanë hequr dënimin me vdekje në ligj ose në praktikë.
Julia Duchrow, sekretarja e përgjithshme e Amnesty International në Gjermani, përshëndeti rënien e vendeve që përdorin dënimin me vdekje, por tha se ishte e shqetësuar për rritjen e ekzekutimeve totale.
E-Diaspora
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
Jeta në Zvicër
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë Nga vizionet e tij artistike deri te krijimet praktike që prekin përditshmërinë e njerëzve, ai na...
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative