Integrimi
Rritet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia
Vitin e kaluar në Gjermani raportohet për një numër të lartë të azilkërkuesve nga Maqedonia
Sipas raportit, nga viti 2011 deri në vitin 2013 numri i azilkërkuesve është rritur nga 1753 në 9418 azilkërkues.
Të gjitha aplikimet e tyre janë refuzuar, por qytetarët e kategorive të varfra, sidomos të komunitetit rom akoma vazhdojnë të shohin Gjermaninë si destinacion shpëtimi.
Zëvendëspresidenti i Shërbimit federal për emigracion dhe refugjatë në Nirnberg, Mihael Grizbek theksoi për DW se statistikat tregojnë për rritje të numrit të azilkërkuesve, transmeton INA.
“Gjermania është pika kryesore për të ikurit nga vendet e ndryshme të botës. Vitin e kaluar ka pasur 127 mijë kërkesa për azil, që do të thotë rreth 50 mijë më shumë se vitin 2012, pra një rritje prej 64 për qind. Sipas vendeve të origjinës, numri më i madh është nga vendet Ballkanike, Siria dhe Federata Ruse. Nga Serbia ka pasur 18 mijë kërkesa, ndërsa nga Maqedoni 9418 kërkesa për azil. Këto dy vende janë në mesin e 10 shteteve që qytetarët e tyre kërkojnë azil”, thekson Grizbek.
Sipas tij, nga të gjitha shtetet e BE-së ku ka pasur mbi 300 mijë kërkesa, e para është Gjermania si vendi më i preferuar ku ka pasur 127 mijë kërkesa. Pas Gjermanisë është Franca, Suedia, Britania e Madhe dhe Belgjika.
Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia nga viti 2011 ka shënuar ritje, ashtu që në vitin 2011 ka pasur 1753 kërkesa, në 2012 6889 kërkesa dhe në vitin 2013 ka pasur 9418 kërkesa. Sipas entit gjerman për azilin, të gjithë aplikuesit përfitojnë nga 350 euro për person, derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.
“Derisa ata presin përgjigje, u sigurohet strehimi – një dhomë apo një banesë e vogël pavarësisht sa anëtarë janë. Në rast se është një familje pesëanëtarëshe atëherë përfiton rreth 1100 euro në muaj, plus banesa e paguar, ngrohja dhe uji, ndërsa energjia duhet paguar. Por nuk dua gabimisht të kuptohem, por duhet të them se në Gjermani këtë nuk e kanë të siguruar edhe ata që punojnë”, thotë gjermani Matias Ziger.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës