Lajme
Rritet ndjeshëm numri i emigrantëve që hyjnë në Britaninë e Madhe
Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla përgjatë Kanalit po i afrohet shifrës 10 000 me mbërritjen e dy anijeve të tjera të dielën.
Gjithsej 103 persona kaluan me dy varka të shtunën, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit, duke përjashtuar mbërritjet të dielën, në 9 803 persona.
Kjo krahasohet me 7 217 në të njëjtën datë vitin e kaluar dhe 8 663 në 2022, 3 112 në 2021 dhe 1 473 në vitin 2020.
Gratë dhe fëmijët ishin mes atyre që u panë nga varkat e para që mbërritën sot në mëngjes, ndërsa u dërguan në Dover me një anije të Forcave Kufitare.
“Numri i papranueshëm i njerëzve që vazhdojnë të kalojnë Kanalin tregon saktësisht pse ne duhet të nisim fluturimet për në Ruanda sa më shpejt të jetë e mundur’’, theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
“Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me policinë franceze, e cila po përballet me dhunën në rritje në plazhet e tyre, ndërsa punojnë pa u lodhur për të parandaluar këto udhëtime të rrezikshme, të paligjshme dhe të panevojshme’’, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit