Shqipëria

Rritet dhuna në familje, për 48 orë raportohen 25 raste

Në 48 orët e fundit në polici janë denoncuar 25 raste të dhunës në familje, ndërsa tetë persona janë vënë në pranga

Kohët e fundit është raportuar për shumë raste që kanë ndodhur të dhunës në familjet shqiptare.

Dhe kur vjen puna tek shifrat, ato janë alarmante dhe tregojnë problematikën e thëllë që shpesh herë shkakton edhe viktima.  Në 48 orët e fundit në polici janë denoncuar 25 raste të dhunës në familje, ndërsa tetë persona janë vënë në pranga, raporton “TCH”.

Përveç dhunës fizike ndaj bashkëshortes ka edhe raste të dhunës ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes si motrës, vëllait apo prindërve. Madje, në Sarandë një 29-vjeçar ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të lëshuar për nënën e tij dhe e ka dhunuar sërish atë, përcjell albinfo.ch.

Opinioni në Shqipëri u trondit me vrasjen e gjyqtares Hafizi nga bashkëshorti i saj, derisa edhe femra të tjera të rrezikuara kanë kërkuar ndihmën e institucioneve.