Zhvillim

Rritet deficiti tregtar në Kosovë

Tregjet kryesore të eksportit të Kosovës në korrik ishin Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia

Deficiti tregtar në Kosovës gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2016 është rritur në 8.8 %, treguan të dhënat e Zyrës së Statistikave.

Eksportet e vendit ranë 7.7 % në vit (182.8 milionë euro në janar-korrik), ndërsa importi u rrit 6.5 %, apo 1.54 miliardë euro, të dhëna që janë publikuar në faqen e internetit të Zyrës së Statistikave, shkruan albinfo.ch.

Vetëm në korrik eksportet ranë në 17 % nga viti në vit, kurse u ngritën me vetëm 0.2 % në muajin e fundit, me 30.4 milionë euro.

Tregjet kryesore të eksportit të Kosovës në korrik ishin Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia.

Ushqimi, pijet, duhani, makineria, pajisjet dhe materialet elektrike, si dhe produktet minerale përbëjnë pjesën më të madhe të importeve të Kosovës në korrik, shumica e tyre vijnë nga Serbia, Gjermania, Kina dhe Turqia.