Lajme
Rritet çmimi i naftës, vlera më e lartë në tre vjetët e fundit
Një fuçi nafte është shitur 80 dollarë në tregjet ndërkombëtare, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018. Ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme këtë dimër, ndërsa efektet e shtrenjtimit kanë prekur edhe gazin, qymyrin e karbonin.
Çmimi i naftës bruto ka arritur në 80 dollarë për fuçi këtë javë në Europë. Kjo rritje e shpejtë, që pas krizës së pandemisë, nuk ishte parë që prej tetorit të vitit të 2018.
Rritja e kërkesës dhe furnizimi i ulët i tregut kanë sjellë shtrenjtim, i ciki ka prekur edhe qymyrin, karbonin e gazin.
Në Shqipëri, ky efekt nuk është ndierë ende, ndërsa ekspertë nga tregjet ndërkombëtare parashikojnë që nafta të rritet në 90 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti, por pa dhënë indice për normalizim të tregut. Madje, në dimër mund të ndodhë një krizë globale e energjisë”, tha Robert Rennie, ekspert në tregun ndërkombëtar të karburanteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit