Lajme
Rritet çmimi i naftës
Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të premten mes sinjaleve të një shtrëngimi të shpejtë të tregut pasi moti i ftohtë ka përfshirë sipërfaqe të mëdha të Shteteve të Bashkuara.
Standardi i naftës së papërpunuar “Brent” u rrit me 1.6% në 92.57 dollarë për fuçi, ndërsa standardi i naftës së papërpunuar “WTI: u rrit me 1.7% në 91.80 dollarë.
Çmimi i naftës po rritet mes shqetësimeve për furnizimin dhe tensionet në rritje gjeopolitike.
Një stuhi dimri në Shtetet e Bashkuara qendrore dhe verilindore ndërpreu prodhimin e naftës në pellgun e Permianit, duke ngritur shqetësime për ndërprerjen e furnizimit të naftës së papërpunuar, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë në bisedimet në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, për të gjetur një rrugëdalje diplomatike të tensioneve në rritje”, tha zyra e tij. Më pas ai do të vizitojë liderin e Ukrainës në një përpjekje për të shmangur konfliktin.
Ndërkohë, analistët thanë se shpërthimi në anijen e prodhimit të naftës në Nigeri, me një kapacitet ditor prej 22 mijë BPD nuk do të shkaktojë një ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit global.
Nigeria tashmë është duke luftuar për të përmbushur kuotën e saj të prodhimit të naftës për shkak të mungesës së investimeve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik