Lajme
Rritet çmimi i energjisë
Çmimi i energjisë në bursën hungareze, ka kërcyer sërish në nivele të çmendura mbi 400 euro/MWh.
Prej disa muajsh çmimet ishin stabilizuar në normalitetin e ri që nisi me krizën duke u luhatur mes 220-250 euro MWh në varësi të kërkesës dhe fashave orare, ndërkohë që nivelet më të ulëta arrihen si gjithmonë në fundjava.
Konkretisht çmimi për 1 Mwh të dielën e kaluar ishte 221 euro/MWH me një rënie nga e shtuna me 6.6 për qind. Ndërkohë që në pik të dielën çmimi ishte 192 euro/MWh.
Të hënën çmimi në pik për 1 megavat/orë energji kërceu në 437 euro, kurse në bazë ishte 389 euro. Në datën 5 korrik çmimi për 1 megavat orë u ul me 16.19 për qind në raport me një ditë më parë në rastin e pikut, ndërsa në bazë ra me 7.36 për qind.
Edhe të mërkurën, datë 6 korrik, çmimi i tregtimit të një megavati qëndroi sërish në nivele të larta, duke u shitur me 376 euro/MWh në pik dhe 365 euro/MWh në bazë, transmeton monitor.
Këtë të enjte çmimi në bursën hungareze ishte 371 euro/MWh në bazë dhe 424 euro/MWh në pik.
Rritja e çmimeve në bursë lidhet kryesisht me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe frikën e ndërprerjes së plotë të furnizimit me gaz nga Rusia në Europë. Ndërkohë që mirëmbajtja e termocentraleve është një tjetër arsye pse prodhimi i energjisë ka qenë më i ulët, duke sjellë më pak sasi të disponueshme në treg. Kjo ka bërë që kërkesa për burime të tjera alternative në treg të energjisë të jetë e lartë.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë