Lajme
Rriten tarifat e vinjetave të autostradave në Austri
Nga e enjtja, më 3 nëntor 2022, vinjeta e re për vitin e ardhshëm do të jetë e disponueshme në dyqanin me pagesë ASFINAG dhe në aplikacionin falas ASFINAG.
Tarifat e vinjetave të autostradave në Austri do të rriten me 2.8 për qind për vitin 2023. Kjo do të thotë se vinjeta vjetore e veturave do të kushtojë 96,40 euro në vitin e ardhshëm, 2.60 centë më shumë se më parë, dhe ajo për motoçikletat 38,20 euro, ka njoftuar Asfinag të hënën, përcjell albinfo.at.
Për një vinjetë dymujore do të paguani 29 euro, ndërsa për një vjetore 96.40 euro. Rritja e mëtejshme e çmimeve të vinjetës është gjithashtu e mundur, sepse tarifa në Austri përshtatet automatikisht me indeksin e çmimeve të konsumit.
Vinjeta vjetore për motoçikleta do të kushtojë 38.20 euro, vinjeta dymujore 14.50 euro dhe vinjeta dhjetë ditore 5.80 euro.
Vinjeta e re për vitin e ardhshëm do të jetë e disponueshme nga data 3 nëntor 2022, në dyqanin me pagesë ASFINAG dhe në aplikacionin falas ASFINAG.
Përveç kësaj, vinjeta digjitale do të jetë gjithashtu e mundshme për blerje edhe në stacionet e pagesave, ÖAMTC, ARBÖ dhe ADAC, si dhe në pikat e përzgjedhura të karburanteve dhe shitësit e duhanit.
Por, shumica e vinjetave tashme janë digjitale. 2.9 milionë vinjeta vjetore janë tashmë digjitale, që është 67 për qind e të gjitha vinjetave vjetore në një vit shitjesh.
Por, kini kujdes: Edhe nëse e blini nesër vinjetën vjetore, ajo është e vlefshme vetëm nga 1 dhjetori 2022.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!