Lajme
Rriten rastet e fruthit në botë, 20% më shumë infektime

Rastet e fruthit në botë arritën në 10.3 milionë gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje shqetësuese me 20% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo rritje e rasteve ka ardhur si pasojë e mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit, duke vënë në rrezik miliona jetë njerëzish.
Pavarësisht se fruthi është i parandalueshëm me dy doza të vaksinës, mbi 22 milionë fëmijë humbën dozën e parë të vaksinës më 2023. Vetëm 83% e fëmijëve morën dozën e parë, ndërsa mbulimi me dozën e dytë ishte edhe më i ulët, në 74%. Sipas OBSH-së, për të parandaluar shpërthime të reja, është thelbësore që çdo vend të arrijë një mbulim prej 95% për të dyja dozat.
Në vitin 2023, 57 vende raportuan shpërthime të mëdha të fruthit, një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2022. Pothuajse gjysma e këtyre shpërthimeve ndodhën në Afrikë por rritje të rasteve raportoi edhe Evropa dhe Azia Juglindore.
Ekspertët paralajmërojnë se fruthi vazhdon të jetë një kërcënim serioz, veçanërisht për fëmijët nën moshën 5 vjeç, që përbëjnë shumicën e 107,500 vdekjeve të raportuara në 2023. Ndërsa numri i vdekjeve ra me 8% krahasuar me vitin 2022, fruthi mbetet një sëmundje me pasoja të rënda, duke përfshirë verbëri, pneumoni dhe encefalit.
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme