Tematike
Rriten për 11,000 franga pagat e ministrave federalë
Me vendimin për përshtatjen e të ardhurave me koston e jetesës, pagat e tyre do të rriten me 11,000 franga, duke arritur në 486,000 franga
Inflacioni i këtij viti në Zvicër është më i larti në 30 vjetët e fundit. Kjo ka shkaktuar, sigurisht, rritje të larta të pagave, transmeton albinfo.ch. Kështu, për shkak të shtrenjtimeve masive vjetore në Zvicër, pagat e këshilltarëve federalë do të rriten sërish vitin e ardhshëm.
Megjithatë, Ueli Maurer (ish-ministri, tani i dorëhequr) ka këmbëngulur që inflacioni vjetor i parashikuar prej tre për qind nuk duhet të kompensohet plotësisht për shkak të situatës së buxhetit federal. Kështu, pagat e Këshillit Federal nuk do të rriten me plot tre për qind, por vetëm me 2.5 për qind.
Vitin e kaluar, këshilltarët federalë kanë fituar secili pothuajse 457,000 franga bruto, shkruan 20minuten.ch. Me vendimin për përshtatjen e të ardhurave me koston e jetesës, të vendosur në dhjetor, pagat e tyre do të rriten me 11,000 franga duke arritur në 486,000 franga vitin e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Presidenti Federal do të marrë edhe 12 mijë franga të tjera, ndërsa të gjithë këshilltarët federalë do të marrin gjithashtu një kompensim shpenzimesh prej 30 mijë frangash.
Sindikata flet për rritjen më të lartë të pagave në 20 vjet
Edhe pas mandatit të tyre, këshilltarët federalë nuk ngelen keq: ata marrin gjysmën e pagës si pension për jetën e tyre.
Pagat qeveritare po përshtaten gjithashtu edhe në nivel kantonesh. Këtu, megjithatë përshtatja në fjalë, në disa kantone është vetëm në masën 1.5 për qind, përcjell albinfo.ch. E veçantë është rritja e pagave në kantonin Basel-Stadt. Këtu, vetëm kategoritë me paga më të ulëta marrin pagat me përshtatjen e plotë të kostos së jetesës, ndërsa atyre me paga më të larta pagat do t’u rriten vetëm me 65 për qind të inflacionit.
Sindikatat kishin kërkuar rritje të pagave prej katër deri në pesë për qind, por në fund edhe atyre ju desh të kënaqeshin me 2.5 për qind. Sindikata Travail Suisse thotë se bëhet fjalë për rritjen më të lartë të pagave në 20 vjet.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra