Kosova

Rriten 10 për qind çmimet në Kosovë

Kosova importon pothuajse të gjitha llojet e produkteve nga shtetet e rajonit dhe Evropës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj të publikuar lidhur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit njofton se ka rritje të çmimeve për 10 për qind në muajin mars, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Rritja e inflacionit shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit dhe të shërbimeve.

Sipas ASK-së, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te faturat e energjisë elektrike me 13 për qind, pasuar nga gazi me 11.4 për qind. Vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë pasur rritje prej 11.3 për qind, pijet alkoolike për 5.9 për qind, ndërkaq veshjet për 4.9 për qind, u tha në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Sipas të dhënave të ASK-së, importi i mallrave në janar të këtij viti ka kapur vlerën e 338.1 milionë eurove, ndërsa eksporti ka qenë në vlerë prej 64.2 milionë eurosh.