Koronavirusi: çast pas çasti
Rriten fitimet Pfizer dhe Moderna nga dozat e treta
Marrëveshjet përfshijnë ofrimin e dy dozave fillestare, si dhe miliarda dollarë në doza nxitëse shtesë për vendet e pasura
Prodhuesi e barnave Pfizer dhe Moderna pritet të fitojnë miliarda dollarë nga vaksinat nxitëse të Covid-19 në një treg që mund të konkurrojë me shitjet vjetore prej 6 miliardë dollarë të vaksinave të gripit për vite me radhë, sipas analistëve dhe investitorëve.
Për disa muaj, kompanitë kanë thënë se presin që njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë nevojë për doza shtesë të vaksinës për të ruajtur mbrojtjen me kalimin e kohës dhe për t’u mbrojtur ndaj varianteve të reja.
Një listë gjithnjë e në rritje e qeverive, përfshirë të Kilit, Gjermanisë dhe Izraelit, kanë vendosur të ofrojë doza nxitëse tek të moshuarit apo ata me sistem imunitar të cenuar, përballë variantit Delta.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara ndër të tjera, pritet të ndjekin. Pfizer së bashku me partnerin gjerman BioNtech dhe Moderna, kanë gjeneruar mbi 60 miliardë dollarë në shitje nga vaksinat vetëm për 2021 dhe 2022, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Marrëveshjet përfshijnë ofrimin e dy dozave fillestare, si dhe miliarda dollarë në doza nxitëse shtesë për vendet e pasura.
Në të ardhmen ,analistët kanë parashikuar të ardhura prej mbi 6.6 miliardë dollarë për Pfizer dhe 7.6 miliardë për Moderna në vitin 2023, kryesisht nga shitjet e dozave nxitëse.
Kompanitë kanë bërë të ditur se ka prova të zbehjes së nivelit të antitrupave tek njerëzit e vaksinuar pas 6 muajve, si dhe një rritje të infeksionit që kalon përtej antitrupave si pasojë e variantit Delta.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?