Shqipëria
Rriten çmimet e banesave në Tiranë, ulen në zona bregdetare
Vëllimi i shitjeve të raportuara në zonën qendrore të Tiranës ishte shumë më i lartë se periudhat e mëparshme, ndërkohë që çmimet u rriten me 0.7% ndaj 6-mujorit të parë 2017
Banka e Shqipërisë zhvilloi një anketim me agjencitë e Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin dhe vërejti se në gjysmën e dytë të vitit 2017, vëllimi i shitjeve të raportuara në zonën qendrore të Tiranës ishte shumë më i lartë se periudhat e mëparshme, ndërkohë që çmimet u rriten me 0.7% ndaj 6-mujorit të parë 2017, raportoi Banka e Shqipërisë.
Për zonat bregdetare, agjentët kanë raportuar çmime mesatare 30% më të ulëta se në periudhën bazë (2013) dhe 7% më të ulëta se gjashtëmujori i kaluar.
Për zonat e tjera, agjentët kanë raportuar rritje mesatare të çmimeve të shitjes me 5%, kundrejt periudhës së kaluar dhe rreth 20% më të larta se periudha bazë, shkruan ‘monitor’.
Agjentët raportojnë numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka shënuar rënie, balanca neto ishte pozitive, duke treguar më pak prona të pashitura, për herë të tretë rresht që nga koha e fillimit të vrojtimit, pavarësisht se me vlera më të moderuara në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi ishte mesatarisht 12.2 muaj ose rreth 2.3 muaj më e gjatë se në gjashtëmujorin e kaluar.
Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 8.2 muajsh. Kjo kohë shitjeje ishte më e shkurtër krahasuar me 9.5 muaj të raportuar në gjashtëmujorin e kaluar.
Për zonën e bregdetit koha e shitjes është rritur ndjeshëm nga 11.7 muaj në rreth 19.3 muaj dhe e njëjta ecuri vlen edhe për zonat e tjera; subjektet kanë raportuar rritje të qenësishme të kohës së shitjes në krahasim me periudhën paraardhëse; nga 9.7 muaj në 14 muaj.
Sipas agjentëve, rreth 80% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar, të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rritje të lehtë në krahasim me vlerën prej 72% të raportuar në periudhën paraardhëse. Pjesa e çmimit të shitjes së pronës që është mbuluar me kredi (LTV) vlerësohet rreth 61%, më e ulët nga 64% në krahasim me periudhën e mëparshme. Agjentët kanë pritshmëri pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe janë ndjeshëm më optimistë për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet).
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë