Lajme
Rriqrat në Zvicër, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar të gjithë ata që ecin në natyrë rreth rrezikut nga rriqrat. Për shkak të dimrit të butë që mbizotëroi, rriqrat janë kthyer më herët në disa rajone të Zvicrës, raporton RTS.ch, përcjell albinfo.ch.
Raste të pickimeve janë raportuar në Graubünden dhe në Ticino, edhe pse faza e letargjisë është e shkurtër, kërkohet kujdes. Megjithatë, në disa rajone, si Gjeneva, situata është aktualisht e qetë sa i përket përhapjes së rriqrave.
Në Zvicër është e disponueshme vaksina që mbron nga pickimi i rriqrave. Derisa, RTS.ch raporton se janë identifikuar edhe viruse të reja që janë të transmetueshme të njerëzit. Në dhjetor, studiuesit nga Instituti i Virologjisë në Universitetin e Cyrihut zbuluan një lloj të ri të virusit të rriqrave. Patogjeni, i quajtur Alongshan, e kishte origjinën në Kinë, ku u zbulua gjashtë vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih