Lajme
Rripi i Gazës – vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët, sipas UNICEF
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për fëmijët po bën thirrje për armëpushim të qëndrueshëm humanitar mes Izraelit dhe Hamasit, teksa UNICEF-i ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të armiqësive në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.
“Duhet të zbatohet një armëpushim afatgjatë. Alternativa është e paimagjinueshme për njerëzit që, siç më tha një palestinez, tashmë jetojnë në një makth. Mosveprimi, në thelb, është miratimi i vrasjes së fëmijëve. Por, ja ku jemi. Bombat filluan vetëm pak sekonda pas armëpushimit”, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, përcjell Euronews.
Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore të Gazës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se më shumë se 15 mijë njerëz kishin vdekur që nga 27 nëntori, numër nga i cili 41 për qind – ose 6.150 – ishin fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Këto të dhëna u përditësuan sot, sipas të cilave kjo shifër ka shkuar në më shumë se 15.200, 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë.
“Është thellësisht shqetësuese të dëgjosh se si disa kanë qenë në gjendje të anashkalojnë vdekjet tragjike të mijëra e mijëra djemve dhe vajzave në Gaza dhe tani me sa duket janë të kënaqur me tmerret, sulmet duke filluar përsëri. Të pranosh sakrificën e fëmijëve në Gaza është heqja dorë nga njerëzimi”, ka thënë Elder.
OBSH raportoi se 18 nga 36 spitale janë pjesërisht funksionale dhe kapaciteti total i shtretërve në Gaza ka rënë nga 3.500 në vetëm 1.562. Duke pasur parasysh nevojat ekstreme, aktualisht kërkohen të paktën 5000 shtretër.
“Sistemi shëndetësor i Gazës është gjymtuar nga armiqësitë e vazhdueshme dhe dua të theksoj se nuk mund të përballojë të humbasë më spitale apo shtretër spitalesh. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për rifillimin e dhunës që mund të ketë dëmtuar ose shkatërruar objektet shëndetësore, siç ndodhi në veri”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’