Bota
Rrihet për vdekje shqiptari në Itali
Një 32-vjeçar shqiptar është dhunuar për vdekje gjatë një sherri në një lokal. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Viale Teosa të Italisë.
Sipas mediave vendase, 32-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte në trup. Autor i kësaj ngjarje është gjithashtu një shqiptar. Pas krimit ai u arratis, por u arrestua pak orë më vonë nga policia.
32-vjeçari jetonte në Chiari dhe mbrëmjen e djeshme kishte shkuar në një lokal në Teosa. Ai u konfliktua me një person tjetër, gjithashtu shqiptar, i cili e dhunoi për vdekje. Shkaqet e sherrit mes tyre janë të panjohura. Tashmë autori i dyshuar që ndodhet në duart e policisë, akuzohet për vrasje. Ai pritet të sqarojë motivet e kësaj ngjarje të rëndë. /tvklan.al, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën