Shkurt.ch

Rrëzon 128.000 gurë të dominosë dhe hyn në Librin e Ginisit

Gjimnazisti 15 vjeçar nga Budingeni i Hesenit të Gjermanisë, Patrick Sinner ka realizuar rekord të ri botëror në rrëzimin e kontrolluar të gurëve të dominosë.

Pasi ka ndërtuar një mur prej dominove, të gjatë 30 metra, Sinner ka filluar reaksionin zingjiror të rrëzimit të murit të një piramide, të punuar nga pllaka të lartë dy metra dhe të disa kopjeve të monumenteve të njohura kulturore të botës.

“Në ekipin tonë për pesë ditë i kemi vendosur 128.000 gurë të dominos njërin pas tjetrit”, ka thënë djaloshi, pas suksesit të arritur, dhe të regjistruar në Librin e Ginisit.

Rekordi të cilin e ka thyer Patrick me shokët, qe arritur në Buchloe të Gjermanisë, me rrënimin e kontrolluar të murit prej 28371 pllakave.