Bota
Rrëzohet në Egjipt aeroplani rus me 224 veta në bord
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2015/10/aeroplani-rus.jpg)
Një aeroplan rus i udhëtarëve është rrëzuar gjatë fluturimit mbi gadishullin e Sinajit në Egjipt. Rrëzimin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit egjiptian Scharif Ismail në Kajro.
Sipas deklaratës së një përfaqësuesi të autoritetve ajrore të Egjiptit dhënë agjencisë së lajmeve AFP, mbi Sinaj janë ndërprerë të gjitha kontaktet me aeroplanin çarter rus. Në bord ishin 217 udhëtarë, shumica rusë dhe personeli prej shtatë vetash. Në mesin e udhëtarëve ishin edhe 17 fëmijë
Autoritetet ajrore ruse kanë sqaruar se aeroplani i tipit Airbus A-321 ishte duke fluturuar nga vendi i njohur për turizëm bregdetar Sharm al-Sheikh drejt Petersburgut.
E-Diaspora
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona. 10 të përfshirë në trafikun e...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në disa spitale të Zvicrës tani duhet të mbani maskë Gripi ka detyruar shumë zviceranë të qëndrojnë në shtrat për javë të tëra. Në dimër qarkullojnë...
-
Këshilli Federal redukton kostot e energjisë elektrike për të gjithë
-
Mercenari i parë zviceran vdes duke luftuar në Ukrainë
-
Për një vit, 308 pasagjerë ndezën një cigare në bord të avionëve të kompanive zvicerane
-
Zvicër: Piku i gripit ende nuk është tejkaluar