Futboll

Rrëzohet helikopteri i pronarit të Leicesterit, dyshohet për 4 viktima

Tragjedia e rrëzimit të helikopterit të pronarit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabhael, dje në mbrëmje pak pasi kishte përfunduar ndeshja ndaj West Ham ka tronditur botën e futbollit.

Helikopteri u rrëzua në parkingun e stadiumit, rreth 200 metra larg “King Power Stadium”, nga ku dhe ishte nisur, ashtu si zakonisht, raportojnë mediat angleze.

Mediat britanike, mëngjesin e sotëm, bëjnë me dije se mund të jenë katër viktimat pas këtij incidenti, dy pilotët, pronari i klubit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabhael dhe djali i tij, Aiywatt, përcjell albinfo.ch.

Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi apo policia, që po vijon hetimet, ndërkohë që flakët kanë përpirë mjetin fluturues pas aksidentit.

Dëshmitarët thonë se kanë parë portierin Schmeichel, duke vrapuar drejt vendit të ngjarjes, derisa kanë reaguar edhe sportistë e analistë të ndryshëm, duke mbetur të shokuar nga ngjarja e mbrëmshme.