Bota
Rrëzohet aeroplani me 188 pasagjerë
Aeroplani i kompanisë indoneziane të fluturimeve, Lion Air, është rrëzuar në det së bashku me 188 persona në bord, pasi është nisur nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta.
Fluturimi JT 610 kishte destinacion qytetin Pangkal Pinang, në ishujt Bangka Belitung.
Aeroplani është raportuar të ketë humbur kontrollin vetëm disa minuta pasi është nisur dhe besohet se ka përfunduar nën ujë, raporton “REL”.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit dhe nuk ka pasur asnjë të dhënë për të mbijetuar, përcjell albinfo.ch.
Aeroplani ka qenë i tipit Boeing 737 MAX 8 dhe është përshkruar si lloj i ri i këtij mjeti transportues.
“Aeroplani është përmbytur në thellësi prej 30-40 metrash në ujë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për Kërkime dhe Shpëtim, Yusuf Latif, për agjencinë e lajmeve AFP.
“Ende jemi duke kërkuar për mbetjet e aeroplanit”, është shprehur ai.
Ndërkohë në ujë janë gjetur gjëra që besohet të kenë qenë pronë e pasagjerëve, duke përfshirë dokumentet identifikuese dhe lejet për drejtim të makinës.
Në një konferencë të mbajtur pas këtij incidenti, zyrtarët kanë thënë se aeroplani ka qenë duke bartur 178 të rritur, një fëmijë, dy foshnje, dy pilotë dhe pesë pjesëtarë të tjerë të ekipit.
Megjithatë ka raportime të ndryshme lidhur me numrin e personave që kanë qenë në bord.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri