Shkurt.ch

Rrëzohet aeroplani, humbin jetën dy pilotët

Është rrëzuar dje një aeroplan i vogël privat në Bever, kantoni Graubünden, me ç`rast kanë humbur jetën të dy pilotët që gjendeshin në të. Aeroplani ka rënë vetëm 50 metra pranë stacionit hekurudhor të këtij lokaliteti dhe 100 metra nga një lagje banimi.

Pilotët kishin provuar më parë të aterronin në aeroportin e Samedan-it, (i cili ndodhet në lartësinë 1700 metra dhe është aeroporti më i lartë në Evropë) dhe nuk kishin pasur sukses. Në përpjekjen e dytë, fatale, ata kanë humbur kontrollin, edhe nga shkaku i kushteve të rënda atmosferike.