Lajme
Rreziku për mpiksje gjaku nga AstraZeneca ‘i ngjashëm’ me Pfizer
Numri i pacientëve që zhvilluan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, ishte i “ngjashëm” me ata që kishin marrë Pfizer, sipas një studimi të fundit.
Një skuadër studiuesish në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë kanë krahasuar të dhënat e mbledhura nga 1.3 milionë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Katalunia, duke kërkuar për prova të zhvillimit të mpiksjeve të gjakut pasi ata ishin vaksinuar.
Një tjetër zbulim i rëndësishëm ishte se njerëzit që ishin infektuar me COVID-19, formuan mpiksje të gjakut shumë më shpesh se ata që ishin vaksinuar ose me Pfizer ose me AstraZeneca.
Një tjetër zbulim i studimit të ekspertëve në Barcelonë ishte se norma e atyre që zhvilluan çrregullimin e njohur si Trombo-Embolia e Venave (VTE) – një kombinimi i trombozës së venave të thella me embolinë pulmonare – ishte 1.3 herë më e lartë tek ata që kishin marrë vaksinën AstraZeneca ose Pfizer, në krahasim me njerëzit e pavaksinuar.
Ajo që ishte edhe më e habitshme sipas studimit të financuar nga EMA ishte se normat e VTE-së ishin 8 herë më të larta tek njerëzit që kishin kaluar COVID-19.
Tromboza e venave të thella është një çrregullim që ndodh kur mpiksjet e gjakut formohen në venat e thella të trupit, përgjithësisht në krah, këmbë apo në ije. Ndërsa emoblia pulmonare ndodh kur tromboza apo mpiksja e gjakut shkëputet dhe udhëton për në mushkëri me anë të sistemit të qarkullimit të gjakut, duke bllokuar një pjesë ose të gjithë furnizimin me gjak, gjë që mund të ketë pasoja fatale për pacientin./euronews
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit