Koronavirusi: çast pas çasti
Rreziku nga varianti Delta
Rritja e rasteve Delta është vërejtur kryesisht mes moshave më të reja, shumë prej të cilëve janë të pavaksinuar, ose kanë marrë vetëm dozën e tyre të parë

Varianti shumë ngjitës Delta i identifikuar për herë të parë në Indi po bëhet dominues i COVID-19 globalisht, sipas shkencëtarit kryesor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas tij, tendenca është shkaktuar nga transmetueshmëria e rritur e variantit, por organizata ka nevojë për më shumë të dhëna për të përcaktuar efektivitetin e vaksinave të ndryshme kundër këtij varianti.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se pothuajse të gjitha rastet e reja të koronavirusit gjatë të shtatë ditëve të fundit janë të variantit Delta.
Rreth 33,630 raste të variantit u regjistruan javën e fundit, sipas Institutit. Varianti Delta mendohet të jetë 65 për qind më i transmetueshëm në familje sesa varianti Alpha, i cili më parë ishte dominues në rastet e Britanisë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Rritja e rasteve Delta është vërejtur kryesisht mes moshave më të reja, shumë prej të cilëve janë të pavaksinuar, ose kanë marrë vetëm dozën e tyre të parë.
Të dhënat e reja të publikuara së fundmi treguan se vaksina AstraZeneca është 92 për qind efektive kundër variantit Delta pas dy dozave dhe vaksina Pfizer është 96 për qind efektive.
Gjermania gjithashtu dha alarmin për variantin Delta, me presidentin e Institutit Robert Koh, i cili paralajmëroi se megjithëse pjesa e variantit në Gjermani është vetëm gjashtë për qind e rasteve të reja aktualisht, po përhapet me një ritëm të shpejtë.
Shkalla e incidencës në Gjermani e rasteve me COVID-19 në shtatë ditët e fundit ra nga 12 në 100,000 persona të Enjten, në 10.3 të Premten. Një javë më parë, niveli i incidencës shtatë ditore të vendit ishte në 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare (që dyshohet se është gruaja e tij) dhe një...
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
-
Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull
-
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig
Jeta në Zvicër
-
Koncertet e Taylor Swift sollën 90 milionë CHF për ekonominë e Cyrihut Dy koncertet e këngëtares Taylor Swift në Cyrih verën e kaluar kishin një ndikim të madh...
-
Zvicër: Këshilltarët federalë mbeten pa pension
-
Rritje e mprehtë e akteve antisemite në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Ambasadori zviceran bën thirrje për më shumë stërvitje me NATO-n
-
Kompania ajrore zvicerane vendos rekord me aeroplanët më të gjatë