Shkurt.ch
Rrezikohen 50 mijë vende pune nëpër bankat e Zvicrës
Dy top bankierët zviceranë në një prononcim për “SonntagsBlick” janë shprehur pesimistë për të ardhmen e sektorit bankar në Zvicër.
Sektori bankar është mbërthyer në krizën më të keqe që prej vitesh. Një gjendje e tillë nuk do të ndryshojë shpejt, tha Osvald Grübel, shef i mëhershëm i bankës Credit Suisse, ndërsa më vonë edhe i UBS-it.
“Rimëkëmbja do të marrë pesë vjet, ndoshta edhe dhjetë”, tha Gruebel për “SonntagsBlick”.
Në gjithë botën banka UBS në dymbëdhjetë muajt e fundi kishte reduktuar 7210 vende pune, ndërsa Credit Suisse 2058.
Më shumë se 1.6 milionë vende pune janë rrezikuar në dymbëdhjetë bankat më të mëdha të botës që nga viti 2008.
Politikani i SVP-së dhe bankieri Matter Thomas ka përshëndetur zvogëlimin e pagave në sektorin bankar të investimeve.
Kryetari i Bankës Helvetike, e themeluar në vitin 2011, thotë se nuk është i rrezikuar vetëm sektori bankar i investimeve (Investment Banking).
“Nëse vazhdohet me sekretet bankare, atëherë do të vijë një reduktim dramatik i vendeve të punës”, thotë Thomas për “SonntagsBlick”.
“Mund të jenë në rrezik deri në 50 mijë vende pune gjatë viteve në vijim”, tha Matter Thomas.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?