Integrimi
Rrezarta M
Kaluan disa vite, duket se kaloi një kohë e gjatë, që Rrezarta-M, nuk gjendet në mesin e shokëve e shoqeve, sikur dikush e vjedhi nga mesi i tyre,pa asnjë gjurmë. Të gjithë shokët dhe shoqet e saja kur komunikojnë së bashku, asnjëherë nuk u shpëton nga goja pa e përmendur Rrezartën-M, e cila ishte shoqe e dashur e simpatike, por tani ajo zhduket pa asnjë lamtumirë,pa asnjë përshëndetje, vetëm i lutemi zotit që mos ti ketë ndodhur ndonjë e papritur, thonë dashamirët e saj.
Është lehtë të thuash, shikoje punën tënde, apo nuk ke punë tjetër, vetëm të merresh me gjëra të tilla, sa për ta humbur kohën, thonë të tjerët, të cilët nuk e njohin Rrezartën M. Atëherë është e kotë të presësh, sepse nuk ia vlen koha e humbur në pritje, dhe më mirë secili ta kryen punën e vet, por ajo, disi ka zënë rrënjë në mua, thotë më vete “Rrezorja”,shoqja më e ngushtë e Rrezartës M.
Ishim mësuar së bashku dhe në faqen e vizitorëve bënim shumë komente të rëndësishme, dhe shpeshherë ia korrigjonim njëri-tjetrit gabimet në drejtshkrim, dhe Rrezarta M, ishte ajo e para që reagonte, thonë, Zefi, Antoneta, Leka, Loni, Petriti, Davidi, Luli, Augustini, De Martin, dhe shumë të tjerë. Rrezarta M, jetonte në kryeqytet me familjen e vet, por në kushte jo të mira, dhe në mungesë të kushteve,ajo nuk mundi ti vazhdoi studimet. Ajo tani e kishte një shoqe shumë të ngushte, së cilës ia rrëfente ndjenjat e saj, duke komunikuar më të ditë përditë. Përmes kësaj shoqe Rrezarta M, njoftoi shumë shokë e shoqe në mërgim, disa në Gjermani e disa në Zvicër, të cilët kishin mërguar disa vite më herët. Atyre u kishte lind ideja ta formojnë një Uebfaqe, me përmbajtje kulturore e argëtuese dhe informative e shoqërore, duke e pagëzuar me një emër shumë karakteristik e shumë domethënës që quhej “ RREZORE”. Rrezarta M, që në ditët e para të kësaj Uebfaqe, ajo u bë shoqe e ngushtë më të, dhe për një kohë të shkurtër shumë aktive me shkrimet e saja brilante, duke mbajt një faqe të veçantë me “Personalitete”, e cila veçonte personalitete të rëndësishme dhe ato me vlera kombëtare. Rrezarta M, kishte edhe plane të tjera, sepse mendonte për të ardhmen e saj dhe familjen,edhe ajo i kishte ëndrrat e veta, apo planet e jetës, të cilat dëshiroi ti realizonte një ditë, me ç’rastë kishte vendosë të shkonte diku në perëndim, e cila nuk e kishte lehtë, por as që e kishte biseduar ndonjëherë me të tjerët. Jeta nuk do të thotë tjetër, vetëm se, të marrish përgjegjësinë për problemet dhe ti përmbushim detyrat, të cilat i jep jeta secilit individ, për plotësimin e kërkesave të veta. Kërkesat e formojnë fatin e njeriut, duke e gdhendur atë përmes veprimeve.
Kaluan disa vite, duket se kaloi një kohë e gjatë, Rrezarta M, nuk shkruante më në Uebfaqën e Rrezores dhe nuk komunikonte me shokët dhe shoqet e saja, të cilëve u mungonte shumë. Zemërimi i jonë dhe befasia na lidhën gjuhën dhe më shumë i bënim pyetje vetës, se njëri-tjetrit, duke shkoqë mendime të ndryshme për Rrezartën M, se pse ajo nuk shkruante më në Uebfaqën e Rrezores dhe iku pa një lamtumirë. I vetmi njeri që na shërbente dhe na ndihmonte sa do pak për gjendjen e saj mbetej redaktori i Uebfaqës z. Z, por as ky s‘kishte informata të sakta dhe të mjaftueshme për Rrezartën M.
Pse bëheshim merak për Rrezartën? Ajo ishte nga kryeqyteti dhe jeta në kryeqytet është pakëz më e brishtë se në periferi, apo vende tjera më të vogla të vendit, sepse jeta në kryeqytet duket e vrullshme, por mungojnë gjërat e shumta elementare. Populli i Kosovës, ka probleme të shumta, si ekonomike e sociale,më të cilat ballafaqohet, nxënësi,studenti, punëtori, pensionisti ,pacienti dhe shumë kategori të tjera njerëzore, për të cilat shumë pak bënë qeveria e vendit. Atëherë edhe Rrezarta është banore autoktone e këtij vendi, e cila mund t‘a ndjente ndonjë krizë, njërën prej këtyre kategorive njerëzore, e cila asnjëherë nuk na kishte fol për vetveten, por vetëm për hallet e të tjerëve.
Është interesant se gjërat ndryshojnë përditë, në çdo kohë dhe moment, por kërkosh nuk na pengon që brenda vetës ta kemi një fisnikëri ,që të jemi njerëz të mrekullueshëm dhe të mundohemi që jetën ta kuptojmë të tillë,sepse ajo na shpie në rrugë të ndryshme,herë, herë dhe në ato të pa dëshirueshme. Dua të them se, qetësja nuk duhet të behët shkaktare, që gjërat të mos lëvizin dhe të pajtohemi më atë që na sjellë fati, pa lëvizur gishtin e këmbës ,apo të dorës, sepse mbetemi peng i atyre që nuk kënaqemi, nëse nuk i plotësojmë të gjitha dëshirat dhe shpresat tona për një të ardhme më të mirë. Jeta e secilit është pjesë e një histerie,e cila ka në brendinë e saj planet e veta të jetës, me batica e zbatica. Sidoqoftë, jeta është një eksperiencë, dhe ne duhet të jetojmë me përvojën e saj, e cila së paku na mëson të vazhdojmë ,se si duhet jetuar.
Është e drejtë kur populli i drejtohet njerëzve të qeverisë së vet, të cilët vetë i ka votuar, dhe në qoftë se ata nuk të japin ndihmë, prapë duhet të mbetesh i lumtur prej keqardhjes së tyre. Por, kuj duhet ti drejtohesh sot, atyre që të mbysin me keqardhje dhe asgjë nuk të kryejnë, duke filluar prej kreut të qeverisë dhe deri te portieri i saj. Në qoftë se të gjitha këto gjëra nuk janë të vërteta, janë vetëm trillime , atëherë lë të më shpjegohet, pse gati gjithë rinia e jonë, janë të interesuar të ikin, të ikin diku larg, sikur shumica e tjerëve për të gjet fatin e tyre në jetë. Por, sikur të isha pyetur unë, këtë nuk do të preferoja, thotë de Martin, sepse Atdhe të varfër askund nuk ka !…
Një ditë, duke lexuar në librin e vizitorëve, në faqen e Rrezores, një titull interesant e befasues e kishte zënë një kënd letra e saj, ku shkruante „E harruara Rrezarta M “.
-Ju përshëndes të gjithëve, ata që janë aktiv dhe ata që e vizitojnë Rrezoren time të dashur ! Unë vërtetë jam e harruar, por këtë harresë e meritoj, sepse u shkëputa pa dashje nga Rrezorja ime e shtrenjtë, e dashur dhe bukuroshe! Them pa dashje, sepse nuk i dihet fatit, ai të përplas pa mëshirë dhe të godet herë-herë shumë rëndë. Si do që të jetë, unë jam e harruara Rezarta M, nën hijen e Rrezores, duke u freskuar me temat e saja, që shkruajnë ish kolegët e mi, të cilët jo vetëm që i dua, por edhe më mungojnë shumë. Rrezorja vërtetë nuk të braktisë, ajo i zhdëp mendjet e ngrysura, gjallëron jetën dhe ashtu e thjeshtë vazhdon ta ruaj modestinë e saj, me origjinalitetin e kohës. Ju përqafon me shumë mall e harruara Rrezarta M, e cila ju përshëndet nga larg, larg…
Ishin këto fjalët e Rrezartës M, e cila tani nuk shkruan nga Prishtina, ajo shkruan tani nga një vend i largët, duke e shkruar këtë letër me shumë ndjenja malli, për vendlindjen dhe shoqërinë e saj. Secili mund ti përsërisë planet dhe nevojat e veta sa të dojë, por ato kërkojnë të realizohen njëherë në jetë, për t’i mos hedhur ndonjëherë me urrejtje, nëse të shkaktojnë kokëçarje. Dhe, njeriu nuk dëshiron të rrijë duarkryq dhe vetëm të shikojë se çfarë bëjnë të tjerët, apo duke pritë çka behët vetvetiu, duke u mos hedhur vet në sprovat e jetës, të cilat shpesh herë janë të rënda. Ashtu edhe Rrezarta, e kishte vështirë ta linte vendlindjen, përkundër dëshirës së saj, ajo i la shokët dhe shoqet dhe një ditë u detyrua që ti mbyllë sytë dhe të tretej diku larg, ku as vetë nuk e merrte me mend. Fatin e Rrezartës e kanë provuar edhe shumë të rinj shqiptarë, të cilët për shkak të kushteve jo të mira, janë detyruar të marrin rrugët e botës dhe Evropës pa dashje, për të arrit ekzistencën e tyre.
Nëse jeta ka kuptim pa vuajtje, atëherë edhe jeta nuk do të kishte vlerën e saj, prandaj nuk do të thotë se të gjithë duhet ta zbrazim Kosovën, apo të gjithë duhet të punojmë diku larg vendit, në mënyrë që të jetojmë më mirë. Kosova e ka rininë më të fuqishme në botë, e them këtë se, rinia e Kosovës është shtylla kryesore e vendit, e cila nuk duhet të merr lakmi vendet e largëta, por të merr strategji nga vendet perëndimore dhe të punojë në vendin e vet.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes