Lajme
Rreth katër mijë të shëruar nga koronavirusi në Francë
Në Francë shifrat tregojnë se janë shëruar afro katër mijë persona
Tashmë mbi 3.900 njerëz të infektuar me koronavirus në Francë janë shëruar, sipas faqes së internetit të Universitetit Johns Hopkins. Në Francë deri më sot janë vërtetuar 25,233, raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe të të shëruarve.
Referuar faqes së universitetit, pothuajse 60 mijë shërime janë në provincën kineze Hubei, nga ku filloi përhapja e infeksionit.
Në vendin e dytë është Irani, me 8.376 që rikuperohen, i ndjekur nga Italia, ku 7,432 njerëz u shëruan.
Në total, në botë janë regjistruar 472 763 raste të koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Vendin e parë në numrin e rasteve të regjistruara të koronavirusit e mban ende Kina, me 81.496 raste, e ndjekur nga Italia me 74.386 raste, dhe vendi i tretë SHBA-ja me 68.511 raste. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë