Lajme
Rreth 8,500 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Zvicër deri më tani
Rreth 8,500 refugjatë nga Ukraina janë regjistruar tani në Zvicër. 500 deri në 1,000 refugjatë të tjerë shtohen për çdo ditë. Bëhet fjalë kryesisht për nëna me fëmijë
Pak çaste më parë ka përfunduar konferenca për media e Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM). Në vazhdim, pikat më të rëndësishme nga kjo konferencë.
Rreth 8,500 refugjatë nga Ukraina janë regjistruar tani në Zvicër, ndërsa 500 deri në 1,000 refugjatë të tjerë shtohen për çdo ditë. Bëhet fjalë kryesisht për nëna me fëmijë. Vlerësohet se rreth 80 për qind të refugjatëve janë gra me fëmijë dhe rreth 20 për qind, burra.
SEM ka rritur në mënyrë të vazhdueshme kapacitetet në qendrat federale të azilit që kur Këshilli Federal ka futur në fuqi statusin e mbrojtjes “S”, transmeton albinfo.ch. Nisur nga kjo, SEM tani mund të regjistrojë mbi 1000 njerëz në ditë, shtatë ditë në javë.
Refugjatët tani mund të përdorin një formular për të paraqitur kërkesën për statusin e mbrojtjes (S) dhe më pas të marrin një datë të sugjeruar për regjistrim nga SEM, në njërën nga qendrat federale të aziliit.
Formulari gjithashtu rregullon garancinë e shërbimeve mjekësore.
SEM aktualisht ka pothuajse 9,000 vende në dispozicion për strehim për ata që kërkojnë mbrojtje, raporton srf.ch. Për këtë arsye ai po punon vazhdimisht për të gjetur vende të reja strehimi për refugjatët.
Ndërsa sipas organizatës Flüchtlingshilfe (SFH), 45,000 shtretër janë në dispozicion në akomodime private në të gjithë Zvicrën. Janë gjithashtu 5000 shtretër në hotele, shtëpi vëzhguesish (Skaut) dhe ndërtesa të tjera, të papërdorura.
Për të siguruar që ngarkimi i kantoneve të ndahet në mënyrë sa më të barabartë që është e mundur, refugjatët që nuk janë vendosur tashmë me të afërmit ose të njohurit në një kanton të caktuar duhet të shpërndahen ndërmjet kantoneve, sipas vendeve të lira në dispozicion.
Në parim, duhet të përdoret çelësi i shpërndarjes së sistemit normal të azilit – në varësi të madhësisë së popullsisë, përcjell albinfo.ch. Midis 11,000 dhe 15,000 pjesëtarë të diasporës ukrainase aktualisht jetojnë në Zvicër.
Për të zvogëluar rrezikun e shfrytëzimit të njerëzve që jetojnë në akomodime private, SEM u jep refugjatëve një fletushkë me informacion dhe adresa kontakti kur ata regjistrohen.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të...
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?
-
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe