Kosova

Rreth 740 mijë qytetarë në Kosovë janë vaksinuar me dy doza

Më shumë se 739.977 persona kanë marrë dy doza të vaksinës anti COVID në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë më shumë se 1,581,266 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri dje me dije se numri total i rasteve aktive me koronavirusi është 462. Me këto shifra, Kosova ka shkallën më të ulët të infeksionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157, 440, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 978 qytetarë.