Shqipëria
Rreth 5 mijë kosovarë votuan në Tiranë, ja sa vota ka marrë Vetëvendosje
Në një njoftim në Facebook, opinionisti dhe gazetari Mero Baze ka thënë se deri më tani LVV-ja ka marrë 300 vota në Tiranë, e se duket se trendi mund të shkojë deri në 2 mijë e 500 vota.
Baze në Facebook ka shkruar se nga 5 mijë shtetas të Kosovës që kanë votuar në Tiranë, i bie që LVV-ja ka marrë gjysmën e votave.
I njëjti tha se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe lider i LVV-së, në vend mund të krenohet lirshëm se në Shqipëri ka marrë 50 për qind të votuesve që janë kosovarë me dy pasaporta.
“Në Tiranë mendohet të kenë votuar rreth 5 mijë shtetas nga Kosova. Deri tani Vetëvendosja në Tiranë i ka marrë 300 vota. Trendi tregon se mund të shkojë deri në 2500 vota, d.m.th. gjysmat e atyre që kanë ardhur për të votuar. Pas kësaj mund të krenohet lirshëm se dhe në Shqipëri ka marrë 50 për qind të votuesve, që janë kosovarë me dy pasaporta. Si Albini”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch