©Keystone
Lajme
Rreth 5 mijë fustane për gratë e dhunuara në luftë
“Turpi nuk rëndon mbi gratë e dhunuara gjatë luftës, por mbi ata që kryen këtë krim mizor mbi to”, tha presidentja Atifete Jahjaga në promovimin “Mendoj për Ty”
Artistja kosovare që jeton në Britani të Madhe, Alketa Xhafa-Mripa, pas një muaji përpjekjesh, ka prezantuar të premten në Prishtinë, instilacionin e saj artistik kushtuar grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës me moton: “Mendoj për Ty”. Gjatë muaji mijëra fustane janë dhuruar në këtë fushatë artistike dhe u promovuan në stadiumin e futbollit “Prishtina”.
E mbështetur edhe nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, artistja Xhafa-Mripa bëri atë që nuk e ka bërë asnjë grua më parë, që ta njoftoj botën, se lufta e fundit në Kosovë la gjurmë të pashlyeshme shpirtërore – 20 mijë gra shqiptare të dhunuara nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.
Presidentja Jahajag e cila ishte e pranishme në këtë instilacion tha se duke dhuruar fustane për të krijuar instalacionin artistik “Mendoj për Ty”, Alketa theu heshtjen, për të luftuar stigmën, thirrjes për veprim, për ndërgjegjësim, për pranim.
“Çdo ditë u rritëm në numër. U bashkuam për t’i përkujtuar dhimbjet e tyre. Për t’ua njohur sakrificën. Dhe për t’u thënë se nuk janë vetëm. Në këtë vepër të artit publik, që vjen para nesh në formën e mbi 5,000 fustaneve të varura në këtë stadium futbolli, ne komunikuam me njëri-tjetrin me gjuhën universale të artit. Pa ndërmjetësim, drejtpërdrejt”, tha Jahajga.
Gjtë këtij muaji, ajo tha se qytetarët përjetuan shumë emocione. “Dëshmuam se Kosova nuk ka qytetarë për të humbur. Se ne nuk i lëmë ata pas. Dhe që në përvjetorin e çlirimit të vendit tonë, në këtë ditë të veçantë, me të mbijetuarit e kësaj torture, që jetojnë ende me këtë luftë brenda vetes, do të jemi bashkë”, tha ajo.
Sot, kjo fushë futbolli e mbushur me fustane, dhe kjo pamje, sipas presidentes, shumë qytetarë i lë pa frymë. “Nga njëra anë, për përmasat e një çështjeje që është heshtur për kaq gjatë. Nga ana tjetër, për shpresën që lind nga ky solidarizim, nga kjo përkrahje”, tha ajo.
Presidentja kosovare e cila i ka meritat më të mëdha për thyerjen e heshtjes, tha se gjatë kësaj fushate ka gjetur përkrahjen e Vlorës, që dhuroi fustanin që e veshi kur e nënshkroi deklaratën e pavarësisë, të Nazlie që dhuroi fustanin e vetëm që e kishte veshur ndonjëherë.
“Te Lulja që e dërgoi fustanin që kishte veshur kur emigroi në Amerikë. Te Rifat Jashari që na tha se faji nuk ka qenë i tyre. Te dy gratë që dhuruan fustanet e tyre të nusërisë.
Morëm përkrahje nga Cherie Blair e Baronesha Anelay që dhuruan fustane që i kishin veshur në ngjarje historike, të frymëzuara nga thirrja për t’iu dalë krahë të mbijetuarave të këtij krimi mizor rreth e përqark botës dhe për ta çrrënjosur këtë krim lufte”, tha ajo.
Presidentja Jahjaga tha se janë dy arste që kanë prekur ndjenjat emocione të të gjithë atyre që i kanë parç.
“Dy funde të varura këtu, me mbishkrime personale, më kanë prekur më shumë se kurrë. E kam një përjetim të hidhur – ishte shkruar në njërin. Ky fund ka një histori të mbyllur nga pranvera e vitit 1998 – shkruante në tjetrin… Janë pikërisht këto gra që duam t’i përkrahim për t’i nxjerrë në dritë rrëfimet e tyre, për t’i hapur ato, jo për t’i mbajtur të mbyllura, të heshtura”, tha Jahjaga, sipas të cilës, “Turpi nuk rëndon mbi to, por mbi ata që kryen këtë krim mizor mbi to”.
Presidentja e falënderoj Alketën dhe producentin Anna di Lellio që përmes këtij instilacioni artistik prekën zemrat e shumë qytetarëve dhe dhuruan një vepër “që na bënë krenar si shoqëri”. “Thank you to both of you!”, tha në fund presidentja Atfiete Jahjaga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra