Kosova
Rreth 40 mijë kosovarë mbetën pa punë shkaku i pandemisë
Që nga muaji mars i këtij viti edhe kur filloi pandemia, në Kosovë kanë humbur punën rreth 40 mijë persona dhe nëse vazhdon ky trend thuhet se numri i atyre që do të humbin punën për shkak të pandemisë do të rritet deri në 60 mijë. Këto shifra i ka dhënë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se ka kompanitë që vazhdojnë të reduktojnë numrin e punëtorëve.
“Zyrtarisht kemi mbi 40 mijë humbje të vendeve të punës. Ne mendojmë se deri në fillim të shtatorit nëse me këtë trend vazhdohet do të arrihet shifra mbi 60 mijë, por fatkeqësisht edhe këta që i kemi në marrëdhënie pune nuk kemi një siguri të plotë sepse një pjesë e madhe të kompanive po kërkojnë që numri i punëtorëve të reduktohet”.
“Në rastet të tilla po ka që po kërkojnë nga punëtorët që të punojnë me nga katër orë punë dhe pagat e tyre t’iu zvogëlohet për 50 për qind”, u shpreh ai.
Teksa ka folur për këtë dukuri, Azemi ka thënë se migrimi për shumë punëtorë të sektorit privat ka mbetur rrugëdalje e vetme.
E për këtë, ai ka apeluar tek institucionet që të reflektojnë në këtë drejtim, duke shtuar se nuk ka pasur asnjëherë gjendje kaq të rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.
“Migrimi ka qenë çdo herë një potencial aktiv i cili vetëm sa kjo pandemi ia ka shtuar arsyet e kërkesave të sektorit privat që në momentin e parë kur krijohen kushtet tikin sepse këtu nuk ka qeverisje të mirë, nuk ka një ide sesi të merret me punëtorët e sektorit privat”.
“Për çdo ditë janë duke u zvogëluar mundësitë për të jetuar këtu, sepse ka humbur shpresa definitivisht që shteti jonë të merret me këta punëtorë dhe zgjidhja e vetme është dalja jashtë nga Kosova”, tha ai.
E për njohësin e çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj pandemia më shumë i ka goditur punëtorët e sektorit të gastronomisë.
“Ka pasur shumë biznese sidomos pjesa e gastronomisë dhe të ngjashme dhe po ashtu tekstili nuk kanë punuar aq shumë, ndoshta janë ndaluar në momente të caktuara, kështu që ka reflektim negativ dhe kjo është e ditur, por që duke shpresuar me një bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndonjë ndihmë të tillë, poashtu edhe në rimëkëmbje ekonomike, që sado pak të del në krah ekonomisë vendore sepse më shumë se kurrë kemi nevojë përkrahje ndërkombëtare”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim