Lajme
Rreth 40 mijë austriakë protestuan para Parlamentit kundër ekstremizmit të djathtë
Mijëra qytetarë austriakë protestuan në sheshin para Parlamentit në Vjenë, për të marrë pjesë në aktivitetin “Deti me drita”, kundër ekstremizmit të djathtë, i cili shihet si kërcënim ndaj demokracisë, përcjell albinfo.at.
Në më shumë se 30 lokacione, protestuesit mbajtën blicët e celularëve ndezur, ose një qiri në dorë.
Të premten marshuan austriakët, rreth 40 mijë protestues në Vjenë, Salzburg dhe Innsbruck.
Nisma “Të mbrojmë demokracinë” u nxit nga zbulimi i faktit se në muajin nëntor ekstremistët në Gjermani, të përfaqësuar nga partia AfD, morën pjesë në një takim së bashku me ish-kreun e Lëvizjes Identitare të Austrisë, Martin Sellner, për të diskutuar planet rreth dëbimit të masë të miliona njerëzve të ardhur si emigrantë në këto dy vende.
Përveç organizimeve në komunitetet e vogla, tubimet u mbajtën edhe në kryeqendrat e provincave të Lincit, Salcburgut dhe Insbrukut, ndërsa të premten mbrëma u protestua edhe në Klagenfurt.
Një demonstratë më e madhe është planifikuar në mesin e muajit mars në Vjenë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik