Kosova

Rreth 4 mijë raste me Covid-19 aktive në Kosovë

Numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie. Mirëpo, i lartë mbetet edhe numri ditor i të vdekurve nga ky virus, transmeton albinfo.ch.

Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuar 9 vdekje të reja, ndërsa 145 raste pozitive. Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 11.275, nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 144 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.