Fun

Rreth 36 milionë jugkoreanë kthehen në shtëpitë e tyre për Vitin e Ri Lunar

Miliona njerëz janë përgatitur për të festuar Vitin e Ri Lunar, apo siç njihet Viti i Ri Kinez, e që është ndër festat më të rëndësishme në shumë vende të Azisë.

Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se pret më shumë se 36 milionë njerëz kanë për të lëvizur larg nga qytetet e mëdha në vendlindjet e tyre.

Udhëtimi i më shumë se 50 milionë njerëzve në Korenë e Jugut bëhet me rastin e Vitit të Ri Lunar, më 7 dhe 8 shkurt.

Shumica e njerëzve nisen nga Seuli dhe përreth qyteteve industriale. Ato më shpesh udhëtojnë në jug të kryeqytetit, ku ata kanë familjet e tyre.

Është vlerësuar se nëpër rrugët nga 6 deri në 10 shkurt do të jenë mbi 4,5 milionë automjete, që për sigurinë e tyre janë forcuar kontrollet e trafikut.
Numri i madh i rrjeteve sociale në Korenë e Jugut shfaq mesazhe që këshillojnë shokët se “Vitin e Ri“ ta fillojnë “si njerëz” dhe të heqin dorë nga pijet rrugës apo derisa të kthehen në shtëpi.

Viti i Ri fillon ditën e diel, kur hëna e plotë do të shihet në qiell. Në Kinë rreth 200 milionë njerëz udhëtojnë për të qenë me familje, në atë që konsiderohet si migrimi më i madh humanitar në planetin Tokë.