Lajme
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur takimi, i cili ka bashkuar rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të rritur bashkëpunimet në mes bizneseve.
Në takim është vërejtur pjesëmarrje e madhe e bizneseve nga Austria dhe disa vende të tjera, transeton albinfo.at.
Përfaqësuesi i rrjetit global për degët në Evropë, njëherit kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj ka thënë se ëndrra e shqiptarëve është që të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre.
“Motivi, energjia pozitive, besueshmëria ndaj njëri-tjetrit në rritje dhe puna e përbashkët ekipore në Rrjetin Global të Bizneseve janë çelësi i sukseseve tona të vazhdueshme. Si shqiptarë kudo që jemi, Australia, Evropa e deri në Amerikë, e kemi një ëndërr dhe ajo është të ndikojmë në zhvillimin ekonomik të të gjitha trojeve tona. Besojmë fuqishëm se me punë dhe bashkëpunimin tonë të ndërsjellë do t’ia dalim”, ka thënë ai.
Zëvendës Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Kerry Monaghan-Hogler ka thënë se gjatë dekadës së fundit, puna e këtij rrjeti për të bashkuar Kosovën dhe diasporën e saj rreth tregtisë, ka sjellë mundësi të jashtëzakonshme për njerëzit këtu.
Në anën tjetër, kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Lazim Destani, ka thënë se diaspora duhet sa më shumë të ketë vëmendje në investime në Kosovë dhe viset shqiptare, pasi që sipas tij po përballen me dukuri shqetësuese të largimit të rinisë nga vendi, shkruan KP.
Ngjarja “10 vjetori” ka kurorëzuar sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytete tjera shqiptare qindra – mijëra biznese nga diaspora. Aktiviteti zhvillohet më 17-18 maj, ku bizneset mund të shfaqin punën e tyre.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV