Maqedonia
Rreth 300 kërkesa urgjente në ditë për pasaportën e Maqedonisë
Informacionet e fundit nga Komisioni i MPB-së për dhënien e pasaportave me urgjencë, që nga themelimi prej 10 ditësh ka shqyrtuar rreth 3 mijë kërkesa. Sipas burimeve të administratës policore, ky komision në bazë ditore miraton mbi 60% të kërkesave nga i gjithë vendi. Shumica e kërkesave të aprovuara për marrjen e pasaportave me prioritet janë për arsye mjekësore. Në numër më të ulët të këtyre kërkesave vijnë nga sektori i biznesit, të cilët i kanë të domosdoshme udhëtimet zyrtare jashtë shtetit, përcjell albinfo.ch.
“Volumi i kërkesave që refuzohen nga mospërmbushja e kritereve në të shumtën e rasteve janë nga qytetarët që duan të udhëtojnë për vizita familjare. Në aspektin teknik, shablloni i makinerisë shtyp nga 40 ekzemplarë njëherësh me procedurë të rregullt, gjë që vështirëson përzgjedhjen e kërkesave me prioritet, që janë bërë para se të formohet ky komision”, thonë nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të pasaportave.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit