Lajme
Rreth 30% të llojeve globale të pemëve në rrezik zhdukjeje
Pothuajse një e treta e llojeve të pemëve në botë janë në rrezik zhdukjeje, ndërsa qindra të tjera janë në prag të fshirjes, sipas një raporti historik të botuar nga Botanic Gardens Conservation International (BGCI) të mërkurën.
Sipas raportit, 17,500 lloje pemësh – rreth 30% e totalit – janë në rrezik zhdukjeje, ndërsa 440 specie kanë më pak se 50 individë të mbetur në natyrë.
Në përgjithësi, numri i llojeve të pemëve të kërcënuara është dyfishi i numrit të gjitarëve, zogjve, amfibëve dhe zvarranikëve të kombinuar, thuhet në raport.
“Ky raport është një thirrje zgjimi për të gjithë në mbarë botën se pemët kanë nevojë për ndihmë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i BGCI, Paul Smith, në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











