Integrimi

Rreth 200 biznese nga diaspora do të mblidhen në Prishtinë

Përfaqësues të rreth 200 bizneseve nga diaspora shqiptare do të jenë pjesëmarrës në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Europa që do mbahet më datë 24 dhe 25 maj në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bekim Brestovci, ka bërë të ditur se gjatë kësaj konference do të ketë aktivitete të ndryshme, në bashkëpunim me bizneset vendore.

“Nën organizimin e Rrjetit të bizneseve të Diasporës shqiptare nga Evropa me mbështjetje të Ministrisë së Diasporës dhe USAID, Konferenca ndër të tjera do ketë takime B2B me firmat prodhuese vendore, prezentim të storieve të suksesit dhe vizita në komuna dhe biznese nga Kosova”, ka njoftuar Brestovci, përmes një shkrimi në Facebook.