Bota

Rreth 2 mijë emigrantë u shpëtuan për dy ditë në Mesdhe

Autoritetet italiane gjatë dy ditëve të fundit shpëtuan rreth 2.000 emigrantë, të cilët mund të mbyteshin në detin Mesdhe.
Vetëm sot shpëtuan 900 persona në dhjetë operacione të ndryshme, ndërsa 970 janë shpëtuar gjatës ditë së premte, thanë rojat bregdetare italiane.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2016, rreth 132 mijë emigrantë të paligjshëm u përpoqën përgjatë Mesdheut për të arritur në Evropë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, përcjell albinfo.ch.